Tragjike në Torino! 50-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë, bashkëshorti mbyt veten në liqen

26/06/2025 18:50

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në provincën e Torinos, ku një grua është gjetur e pajetë në një apartament në qytetin e Rivalta.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vrasje-vetëvrasje.

Trupi i gruas, 50 vjeç, u gjet në katin e dytë të një ndërtese në Via XXV Aprile, me shenja që sugjerojnë se ajo mund të jetë vrarë gjatë natës nga bashkëshorti i saj. Autoritetet u thirrën në vendngjarje nga banorët e zonës, të shqetësuar për mungesën e kontakteve me çiftin.

Pak orë më vonë, burri i saj u gjet i mbytur në ujërat e liqenit Grande di Avigliana, pranë zonës së skelave, duke përforcuar dyshimet se pas vrasjes, ai i ka dhënë fund jetës së tij.

Karabinierët po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që komuniteti lokal është tronditur nga ky akt i rëndë dhune familjare.

Top Channel