
Moti i keq ka mbërthyer Francën, ku dy persona kanë ndërruar jetë, njëri prej tyre fëmijë.
Vendi prej orësh është nën pushtetin e erërave të forta, goditjet e rrufeve dhe përmbytjet, që shkaktuan kaos në të gjithë Francën.
Stacionet e metrosë dhe disa rrugë në kryeqytet mbetën nën ujë ndërsa shirat e rrëmbyeshëm dhe vetëtimat përfshiu vendin pas një dite tjetër me vapë ekstreme.
Një djalë 12-vjeçar vdiq pasi u godit nga një pemë që u rrëzua. Erërat u regjistruan me shpejtësi 114 km/orë.
Një burrë, 59 vjeç, u vra kur motoçikleta e tij goditi po ashtu nga një pemë të rrëzuar në Mayenne, në Francën veriperëndimore, sipas gazetës Le Parisien.
Në Paris, zjarrfikësit iu përgjigjën 40 raportimeve për pemë të rrëzuara. Shiu gjithashtu depërtoi nëpër çatinë e Asamblesë Kombëtare, ku ministrat u detyruan të pezullonin bisedimet e tyre mbi Lindjen e Mesme ndërsa zjarrfikësit nxituan të hynin.
Në Dordogne, breshër me madhësinë e një topi golfi dëmtoi çatitë gjatë kulmit të stuhive. Më shumë se 70 ndërtesa u dëmtuan vetëm në komunën e Belvès.
Deri në mesnatë, më shumë se 39,000 goditje rrufeje ishin regjistruar në të gjithë Francën dhe Belgjikën, raportoi Lightning Maps, faqja e internetit e ndjekjes së motit.
Moti i keq erdhi pas ditëve me temperatura rekord deri në 40 gradë Celsius, në atë që është vala e parë e të nxehtit në Francë këtë verë.
Top Channel