Mbërrin anija me 15 emigrantë në Portin e Shëngjinit
26/06/2025 18:43
Ka mbërritur pasditen e kësaj të enjte në Portin e Shëngjinit anija me 15 emigrantë, të cilëve u është refuzuar azili në Itali.
Mjeti lundrues është ankoruar në port rreth orës 18:00 dhe pas përfundimit të procedurave të pritjes dhe identifikimit, emigrantët janë transferuar drejt kampit të Gjadrit.
Ky është kontigjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes së dakordësuar mes autoriteteve shqiptare dhe qeverisë italiane, në zbatim të dekretit të ri të qeverisë Meloni për zhvendosjen e përkohshme të emigrantëve të refuzuar në territorin shqiptar.
Top Channel