Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda
24/06/2025 05:10
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas të dhënave, magnituda u regjistrua 4.4, teksa ka zgjatur vetëm për pak sekonda.
Epiqendra ka qenë në Kamëz, në 8 kilometra thellësi.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.
Tërmeti është pasuar nga disa paslëkundje të vogla, ku më i forti është regjistruar me magnitudë 3.4.
Top Channel