Një zyrtar i lartë amerikan ka deklaruar për BBC-në se Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes janë në dijeni dhe po i monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj Bazës Ajrore Al Udeid në Katar.

Konfirmimi i tyre vjen ndërsa mediat ndërkombëtare raportojnë se ka kërcënime ndaj Qendrës së Operacioneve Ajrore të Koalicionit të drejtuar nga SHBA-të në atë bazë ajrore, e cila ndodhet pak jashtë Dohas.

Katari mban Bazën Ajrore Al Udeid, baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, e cila shërben si seli e përparme për Komandën Qendrore të SHBA-së dhe akomodon afërsisht 10,000 trupa.

Ndërkohë, Katari ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore dhe qytetarët amerikanë dhe britanikë janë këshilluar të mos lëvizin.

Top Channel