I mbijetoi Holokaustit, gruaja izraelitet është mes të vrarëve në sulmin iranian

23/06/2025 17:34

Një e mbijetuar e Holokaustit ishte ne mesin e viktimave izraelite që u vranë pas sulmeve me raketa nga irani javën e kaluar.

Yvette Shmilovitz 95 vjeç u vra në një sulm në qytetin izraelit Petah Tikva më 16 qershor, thanë autoritetet në një deklaratë. Tre persona të tjerë u vranë gjithashtu.

Ajo la pas tre mbesat dhe katër stërnipër e stërmbesa, thanë autoritetet, sipas CNN.

Që nga e hëna, të paktën 24 persona janë vrarë në Izrael, sipas zyrës qeveritare të vendit.

“Në emër të banorëve të qytetit, i dërgoj një përqafim të përzemërt familjes dhe urojmë të gjejnë forcë gjatë kësaj kohe të vështirë”, thuhet në deklaratën e bashkisë.

Top Channel