Situata në Lindjen e Mesme, zv/presidenti amerikan: SHBA nuk është në luftë me Iranin, por me…

22/06/2025 16:20

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance dha një intervistë të shkurtër për NBC News, në të cilën sqaroi se “Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Iranin”.

Ne jemi në luftë me ambiciet e tij bërthamore“, tha ai, duke shtuar se Uashingtoni beson se tashmë e ka “shkatërruar” programin bërthamor të Teheranit.

Vance gjithashtu mbrojti Presidentin Trump kundër kritikave të operacionit që çoi në përshkallëzimin e tensioneve, duke mohuar akuzat për abuzim presidencial. “Nuk është e vërtetë që operacioni u krye jashtë fushëveprimit të kompetencave presidenciale”, tha ai, duke iu përgjigjur indirekt udhëheqësit të grupit parlamentar demokrat, Hakeem Jeffries, i cili kishte shprehur dyshime më parë.

Zëvendëspresidenti amerikan më në fund theksoi se Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me aleatët e tyre, tani do të veprojnë me qëllim “çmontimin e përhershëm” të programit bërthamor të Iranit.

Top Channel