
22/06 22:50
Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Iranit të shmangë çdo veprim që mund të destabilizojë rajonin, në përgjigje të sulmeve amerikane ndaj vendeve bërthamore të Iranit.
Në një deklaratë të përbashkët, Emmanuel Macron, Keir Starmer dhe Friedrich Merz theksuan se presin që Irani të angazhohet në negociata që të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për programin e tij bërthamor.
“Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për këtë qëllim në koordinim me të gjitha palët”, thanë udhëheqësit.
Ky apel vjen në një moment tensioni të shtuar në Lindjen e Mesme, ku veprime ushtarake dhe politike po rrisin pasigurinë në rajon.
Top Channel