Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës! Askush nuk e di se çfarë katastrofash do të sjellë

22/06/2025 22:12

Rusia ka dënuar sulmet ajrore amerikane në Iran.

Ambasadori i Rusisë në OKB, i cilësoi sulmet e SHBA-së si “të papërgjegjshme, të rrezikshme dhe provokuese”.

Vasily Nebenzya thotë se Amerika ka “hapur kutinë e Pandorës” dhe se askush nuk e di se çfarë katastrofash të reja do të sjellë.

“SHBA-të qartësisht nuk janë të interesuara për diplomacinë,” shton ai.

Në lidhje me kundërpërgjigjen, ministri i Jashtëm iranian mbërriti në Moskë për të zhvilluar bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin.

Top Channel