Vrau të miturin për t’i vjedhur aksesorët me vlerë, lihet në burgim të përjetshëm Kristian Cenaj
20/06/2025 15:46
Kristian Cenaj, i cili në vitin 2015 vrau një të mitur për t’i vjedhur aksesorët me vlerë, u la me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Cenaj u dënua për akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Në 18 maj 2015, Cenaj vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markës Rolex dhe varëse floriri, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.
Eshtrat e të ndjerit u gjetën në prill 2022, gjashtë vite pasi familjarët denoncuan zhdukjen e tij.
Top Channel