Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti! Bashës i janë “zhdukur” 16 vota nga numëruesit

20/06/2025 20:57

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.

Prej dy ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.
Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët.  Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 162 vota, ndërsa PS-së 117 vota.

Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë padrejtësisht 15 vota, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 20 vota, PSD 18 vota dhe Partia Mundësia 3 votë.

Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 16 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 6 vota.

 

Top Channel