Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Ndue Cara, ish-kryebashkiak i Pukës dhe një nga figurat më të respektuara të komunitetit.

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ai u shua duke lënë pas një trashëgimi të rrallë shërbimi dhe përulësie, që e dalloi mes shumë drejtuesve vendorë në Shqipëri.

Ndryshe nga shumë të tjerë, Ndue Cara zgjodhi të jetojë gjithë jetën si një njeri i thjeshtë, i pandikuar nga pushteti apo privilegjet.

Edhe pas përfundimit të mandatit si kryetar bashkie, ai nuk u largua nga qyteti i tij, por iu rikthye profesionit të mjekut me përkushtim.

Për më shumë se një dekadë, ai udhëtonte çdo ditë rreth 90 kilometra për të shërbyer si mjek në zonën e thellë të Fierzës, në kushte shpeshherë shumë të vështira.

Jetonte në një kontejner modest, vetëm për të qenë pranë banorëve që kishin më shumë nevojë për kujdes shëndetësor.

Ishte ndër të paktët që nuk e ndërpreu asnjëherë shërbimin ndaj njerëzve, as kur mund të kishte zgjedhur një jetë më të qetë pas pensionit.

Top Channel