Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

18/06/2025 11:23

Tre kontejnerë banimi janë përfshirë nga flakët në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 në lagjen ‘Skënderbeg’.

Shërbimi zjarrfikës dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi:

Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në 3 kontenierë për banim.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Top Channel