
Një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga fillimi i pushtimit në vitin 2022 u krye nga Rusia në orët e para të së martës në Kiev, duke goditur një zonë banimi dhe duke lënë pas, 23 viktima.
Të rritur dhe fëmijë humbën jetën, ndërsa momenti prekës është kur një familje, një baba dhe një nënë, mësojnë se djali i tyre, i cili u nxor nga rrënojat pas disa orësh, është i vdekur.
Në pamjet që qarkullojnë, babai shihet duke rënë në gjunjë, ndërsa të afërmit dhe miqtë që janë pranë tij përpiqen ta mbajnë atë.
Sulmi i fundit rus konsiderohet ndër me vdekjeprurësit që nga fillimi i konfliktit në vitin 2022. Ai vjen pas dy raundesh negociata mes Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, ku palët shkëmbyen memorandumet me kushtet e tyre për të rënë dakord për një armëpushim.
The moment a mother and father learn their little boy is dead, as his lifeless body is pulled from the rubble of their home in Kyiv 🇺🇦 😔 pic.twitter.com/UdUcOjARSC
— Sytheruk 🇬🇧 🇺🇦 (@SythUK) June 17, 2025
Top Channel