Kapet ‘mat’ duke shitur doza kokaine në tabakinon e tij, arrestohet 43-vjeçari në Lushnjë

18/06/2025 09:45

Është arrestuar një 43-vjeçar në Lushnjë.

Shtetasi me iniciale E.F., është kapur ‘mat’ duke shitur doza kanabisi në tabakinon e tij.

Në momentin e kapjes iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje në tabakinon e tij.

U kap në flagrancë, me doza Kokaine me vete, të cilat do t’i shiste në tabakinon e tij, arrestohet 43-vjeçari.

Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara për një shtetas që shiste doza Kokaine, në tabakinon në pronësi të tij, në lagjen “Skënder Libohova”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga të dyshuarin, shtetasin E. F., 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Në momentin e kapjes iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje në tabakinon e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel