
Janë hapur kutitë e qarkut të Tiranës në 18 KZAZ dhe 1282 qendra votimi.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se do të numërohen fillimisht vota për partinë dhe më pas për kandidatët preferencial.
Ilir Alimehmeti dhe Franc Nuri të PD-së ishin prezentë në nisje të procesit, por më pas u larguan. Prezentë ishin dhe Erald Kapri i Partisë Mundësia.
Ndërkohë në sallë janë prezent Agron Shehaj dhe Asllan Dogjani.
Vëzhguesi i PD ka konstestuar një fletë votimi pasi në subjektin politik Partia Socialiste votuesi kishte vënë firmën e tij.
Për vëzhguesin e PD kjo ishte shenjë identifikuese dhe kjo fletë votimi duhej të vlerësohej e pavlefshme, por ne fakt ishte konsideruar si e vlefshme.
Nga 38 QV të hedhura në sistem, rezultojnë:
PD -1 votë
Euroatlantiket -3
PS +19
PSD -1
Top Channel