Donald Trump bën lëvizjen e radhës, Presidenti amerikan “ndez” akoma më shumë tensionet në Lindjen e Mesme: E kemi një plan nëse regjimi iranian bie

18/06/2025 22:17

Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur një plan në rast të rrëzimit të regjimit iranian.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e një skenari të tillë, Trump u përgjigj shkurt: “Ne kemi një plan për gjithçka, por do të shohim se çfarë ndodh.”

Pa dhënë detaje të mëtejshme, ai shtoi: “Ndoshta do të përfundojë shumë shpejt.”

Deklarata e Trump vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ndjeshëm, me Iranin që përballet me presione të mëdha nga brenda dhe jashtë.

Administrata e tij është shfaqur aktive në koordinimin me Izraelin dhe aleatë të tjerë për të përballuar situatën, ndërsa retorika ndaj Teheranit është ashpërsuar javët e fundit.

Fjalët e Trump nënkuptojnë se Uashingtoni është i përgatitur për çdo zhvillim të papritur në Teheran, përfshirë edhe skenarin e rrëzimit të regjimit aktual.

Top Channel