“Djali yt më ka para borxh”, i vuri zjarrin banesës së një gruaje, arrestohet 27-vjeçari nga Fieri

18/06/2025 14:09
Foto ilustruese

I vuri zjarrin banesës së një shtetaseje, me pretendimin se djali i saj i kishte para borxh, identifikohet, kapet dhe arrestohet 27-vjeçari.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit të shtetases M. L., se një person i paidentifikuar i kishte vënë zjarrin banesës së saj, në lagjen nr. 1, gjatë kohës që ajo nuk kishte qenë aty, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit E. Z., 27 vjeç, banues në Fier.

27-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së shtetases M. L., me pretendimin se djali i kësaj shtetaseje i kishte borxh një shumë parash.

Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme të pjesshme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta