LIVE/ Teherani godet dy herë impiantin më të madh të gazit në botë, Izraeli vijon fushatën kundër Hezbollahut në Liban, Trump: Nuk do të dërgoj trupa në Iran 19/03 19:04
Ka një përditësim tragjik nga Kievi, ku ekipet e emergjencës kanë nxjerrë trupa të tjerë nga rrënojat e një ndërtese nëntëkatëshe të shkatërruar nga një raketë ruse.
Sipas agjencisë së lajmeve AP, numri i të vdekurve nga sulmi ajror në kryeqytetin ukrainas ka shkuar në 28 persona, ndërsa mbi 130 të tjerë janë plagosur.
Ndërtesa e banimit u godit nga një nga raketat që Rusia lëshoi në një nga valët më të rënda të sulmeve kundër Kievit që prej fillimit të luftës.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, ndërsa autoritetet ukrainase paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet më tej.
Top Channel