
Gjykata e Durrësit e ka shtyrë për në datën 16 korrik shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të Arbër Paplekajt, ish-efektiv i RENEA-s, i dënuar për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani.
Seanca u shty për shkak të mungesës së prokurores në seancë. Në këto kushte, gjyqtari Rexhep Bekteshi vendosi datën e re të seancës.
Në kërkesë, Paplekaj argumenton se ka vuajtur pjesën më të madhe të dënimit dhe kërkon të përfitojë lirimin me kusht.
Verën e kaluar, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ndryshoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit, duke ia ulur dënimin nga 22 në 7 vite burg. Po ashtu, Apeli ndryshoi edhe akuzën ndaj tij nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes psikike”.
Ngjarja ndodhi 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, në qytetin e Elbasanit.
Top Channel