Vijojnë sulmet mes Izraelit dhe Iranit, raketat iraniane godasin selinë e Mossad-it

17/06/2025 13:12

Agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim e Iranit ka postuar një seri fotosh që, sipas saj, tregojnë selinë e agjencisë së inteligjencës, Mossad të Izraelit në flakë.

Tasnim, duke cituar Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC), thotë se Mossad u godit nga raketat iraniane.

“Luftëtarët e Forcës Hapësinore të IRGC-së, në një operacion së fundmi, pavarësisht pranisë së sistemeve shumë të përparuara të mbrojtjes, goditën qendrën e inteligjencës ushtarake të Izraelit”, shkruan agjencia në Telegram.

Izraeli nuk ka komentuar mbi sulmin e supozuar ndaj Mossad-it, dhe kufizimet qeveritare nënkuptojnë se disa vende të synuara nuk mund të raportohen nga mediat izraelite.

Top Channel