
Një klubi futbolli është tronditur thellë pas ndarjes nga jeta të një lojtarit shqiptar, Mario Bacaj, 28 vjeç, i cili ra nga kati i tetë i një bari në qendër të qytetit të Adelaides në Australi.
Bacaj, i cili ishte pjesë e Adelaide Eagles Soccer Club, kishte njoftuar në grupin e skuadrës në orën 10:15 të mëngjesit të 15 qershorit se ndihej i sëmurë dhe nuk do të mund të luante në ndeshjen e planifikuar atë ditë. Pak orë më vonë, shokët e skuadrës morën lajmin e hidhur se ai kishte ndërruar jetë pas rënies nga kati i tetë i një restoranti në zonën qendrore të qytetit.
“Është një tronditje për të gjithë ne”, tha një person i lidhur me klubin. “Ai ishte shqiptar, rritur në Itali. E donte futbollin dhe ishte një djalë i lumtur dhe i bukur – si më i miri në komunitetin tonë. Luanim me të çdo fundjavë.”
Mario Bacaj kishte jetuar në Adelaide për disa vite, ku punonte dhe studionte, dhe ishte në prag të marrjes së licencës për ndërtim.
Të hënën, shokët e tij të skuadrës u mblodhën pranë barit ku ndodhi ngjarja për të vendosur lule të bardha dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Një kartolinë shprehte ngushëllimet në gjuhën shqipe: “Pushafsh në Paqe Mario.”
Policia dhe shërbimet emergjente mbyllën zonën për disa orë për hetime, ndërsa vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë.
Top Channel