Sekuestrim apartamentit që SPAK dyshon se është i Erion Veliajt! Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë
17/06/2025 11:07
Gjykata e posaçme e Apelit ka miratuar vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e apartamentit që ishte në pronësi të një kompanie dhe që dyshohet nga SPAK se përdorej nga çifti i bashkëshortëve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Ndërkohë, në SPAK ka mbërritur avokati i kryebashkiakut të Tiranës, për gjyqin me dyer të mbyllura, ku Prokuroria e Posaçme do të japë informacionin dy mujor sipas parashikimeve ligjore.
Top Channel