
Ka përfunduar rivlerësimi i votave në qendrën e votimit numër 2253 në Elbasan, ku sipas vëzhguesve të Partisë Demokratike, mungojnë dy fletë votimi.
Në Elbasan procesi nisi prej orës 10:00 me kutitë e Peqinit dhe Gramshit. Për to nuk do të ketë rinumerim, por vetëm rivlerësim të fletëve të votimit për të parë sa përputhen me proces-verbalet dhe materialeve zgjedhore.
Në këtë qark, Partia Demokratike pretendon votimin përmes fenomenit “Trenit bullgar”.
“Ka pasur probleme në shumë kuti, qoftë te materialet, qoftë kutia e fletëve të votimit. Ka një mospërputhje të numrit të fletëve të votimit të papërdorura. Ka problematika në lidhje me procesverbalet. Ka problematika lidhur me kodet e sigurisë në vula.
Te njëra nga kutit e Gramshit është me tre vula, jo 4. Në qv 2253 ka minus 2 vota. Se ku kanë ikur vulat ne nuk e dimë. Ka votuar një person që nuk e ka pasur emrin fare në listën e votuesve. Jemi bindur për trenin bullgar”-u shpreh ndër të tjera deputeti i zgjedhur i PD, Blendi Himçi.
Top Channel