Rinumërimi i votave! Hapja e 94 kutive në Elbasan, PD: Kemi konstatuar probleme, u konfirmua “treni bullgar”

17/06/2025 17:04

Dyshimet e demokratëve për ‘tren bullgar’ dhe votat e dy anëtareve te saj ne KAS bënë të mundur hapjen e 94 kutive te qarkut Elbasan.

Stafi i KQZ veshi bluzën e numëruesit dhe ne 24 tavolina nisi krahasimin e fletëve të votimit në kutitë e   Gramshit dhe Peqinit dhe të dhënave të hedhura në procesverbale për këto dy bashki më 11 maj.

Nga hapja e kutive, vëzhguesit e PD kapen parregullsi, që sipas tyre, faktojnë manipulimin e zgjedhje në qarkun Elbasan dhe ekzistencën e fenomenit te trenit bullgar.

“Ka pasur probleme në shumë kuti, qoftë tek materialet zgjedhore dhe tek kutia e fletëve të votimit. Ka mos akordim të fletëve të votimit, ka mospërputhje të numrit të fletëve të votimit të papërdorura, në respekt me procesverbalin 08. Nga 274 votues që janë identifikuar ne PEI, ne kuti rezultojnë 272 mungojnë dy fletë kjo vërteton trenin bullgar”, shprehet Blendi Himci.

Parregullsitë, sipas demokratëve, çojnë në pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun Elbasan, por fjalën e fundit do e thotë KAS.

“Ka disa pasaktësi që nuk e di ende nëse vlejnë sa për të shpallur zgjedhjet të pavlefshme në këtë qark. Mund t’ju them se nuk jemi në rastin për rinumërim të plotë të qarkut. Nuk e ka kërkuar PD”, shprehet Elvis Çefa.

Pas Elbasanit, radhen e ka qarku Tiranë, ku nuk do ketë verifikim, por rinumërim. Të mërkurën hapen 1282 kuti, ku do lexohet vota për partitë garuese dhe për kandidatet preferencialë.

Top Channel