Rikthehen reshjet e shiut, si parashikohet moti për këtë të martë
17/06/2025 07:10
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites, të cilat përgjatë reliveve malore të vendit do të pasohen me reshje shiu.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Top Channel