
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përshkallëzuar tensionet në Lindjen e Mesme duke akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, si “kërcënimin më të madh” për sigurinë e rajonit.
Kjo deklaratë u bë gjatë një telefonate me emirin e Katarit, sipas njoftimit zyrtar të presidencës turke.
Erdogan theksoi se do të vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund spirales së dhunës që ka përfshirë rajonin, duke fajësuar Netanyahu për rritjen e kërcënimeve dhe pasigurisë.
Zyra e presidentit tha se Netanyahu “ka dëshmuar edhe një herë se është kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit”.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet midis Izraelit dhe vendeve fqinje vazhdojnë të jenë të larta, ndërsa komuniteti ndërkombëtar kërkon zgjidhje për konfliktet e fundit në Lindjen e Mesme.
Top Channel