
Arrestimi i 3 punonjësve të policisë Elbasan të cilët nuk parandaluan arratisjen e një personi të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nuk është rast i shkëputur.
Shifrat e zbuluara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tregojnë se brenda forcës që duhet të ruajë rendin, po shtohen zërat që llogariten në dosje penale. Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, janë referuar për ndjekje penale 131 punonjës policie, një rritje me 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë. Ndërkohë, 56 punonjës policie kanë rënë në pranga kryesisht për shpërdorimi i detyrës, korrupsion dhe veprimet arbitrare.
Në raste të tjera operacione të SPAK që kanë ardhur nga zbërthimi I komunikimeve të enkriptuara kanë zbuluar përfshirje të punonjësve të policisë në krim duke bashkëpunuar me grupet kriminale. Në operacionin e fundit “ura” u identifikuan dhe u caktua masë sigurie për dy punonjës policie të përfshirë .
Më herët në mars të këtij viti në një tjetër operacion në bashkëpunim me spak u caktua masë sigurie për 4 efektive të dyshuar si përfshirë në grupe kriminale. Mes tyre shef krimesh në Himarë. I dyshuar për kultivim kanabisi, shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, I dyshuar për trafikimi të narkotikëve dhe shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjës, I dyshuar për ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Postimi i të inkriminuarve nga radhët e policisë ishte përfshirë edhe në raportin konfidencial në lidhje me sundimin e ligjit në Shqipëri hartuar nga Komisionit Europian. Sipas këtij raporti AMP ka intensifikuar veprimtarinë e saj. vitin që kaloi u pranuan mbi 1,700 ankesa nga qytetarët dhe mbi 3,300 denoncime. Ndërsa 463 punonjës policie u çuan për ndjekje penale, kryesisht për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.
Top Channel