Ndryshim në hyrjen e Shkodrës, 10 milionë euro investim për segmentin rrugor nga Harku i Bërdicës deri te Ura e Bahhçallëkut

17/06/2025 10:00

Hyrja e Shkodrës po ndryshon dukshëm, falë një investimi strategjik prej 10 milionë eurosh që po zbatohet në segmentin rrugor nga Harku i Bërdicës deri te Ura e Bahçallëkut.

Aktualisht, puna është përqendruar në tre fronte: njëra anë e rrugës është në fazën e shtrimit të shtresës asfaltike, ndërsa në dy segmentet e tjera po zhvillohen punimet nëntokësore. Ndërkohë, ka nisur edhe faza e realizimit të pilotave për ndërtimin e urës së re

Për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit turistik, puna është organizuar në mënyrë që të shmanget sa më shumë bllokimi i trafikut, duke garantuar qarkullim të vazhdueshëm për banorët dhe vizitorët.

Për banorët  ky investim është i domosdoshëm

Ky projekt është pjesë e një strategjie më të gjerë për modernizimin e infrastrukturës rrugore në Shkodër, duke përmirësuar aksesin, sigurinë dhe cilësinë e jetës për banorët dhe vizitorët. Përmes këtij transformimi, Shkodra bën një hap të rëndësishëm drejt një zhvillimi urban të qëndrueshëm dhe bashkëkohor.

Top Channel