
Trump e shkurtoi vizitën e tij në samitin e G7 në Kanada, duke u kthyer në Uashington herët “për shkak të asaj që po ndodh në Lindjen e Mesme”, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti amerikan gjithashtu udhëzoi anëtarët e ekipit të tij që të përpiqen të takohen me zyrtarët iranianë sa më shpejt të jetë e mundur, sipas një personi të njohur me çështjen dhe një zyrtari amerikan.
Paralajmërimi i Trump:
Më herët të hënën, Trump i paralajmëroi iranianët të “evakuojnë menjëherë Teheranin” në një postim në Truth Social, pa dhënë një arsye. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha CNN se postimi pasqyronte urgjencën e sjelljes së Iranit në tryezën e negociatave.
Netanyahu nuk e përjashtoi synimin për vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kur u pyet nga ABC News të hënën. Më herët të dielën, një zyrtar amerikan i tha CNN se Trump kishte hedhur poshtë një komplot izraelit për të vrarë Khamenein.
Në Izrael, 24 persona janë vrarë që nga fillimi i konfliktit. Në Iran, 224 persona kane humbur jetën nga sulmet izraelite.
Top Channel