
17/06 22:44
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se SHBA ka kontroll të plotë dhe total të qiellit mbi Iranin.
Në një postim në Truth Social, republikani shprehet se “Irani kishte sisteme të mira gjurmimi qiellor dhe pajisje të tjera mbrojtëse, dhe me shumicë, por nuk krahasohet me ‘gjërat’ e prodhuara, nga Amerika. Askush nuk e bën këtë më mirë se SHBA-ja.”
SHBA-të i kanë ofruar prej kohësh Izraelit ndihmë dhe pajisje ushtarake, por qëndrimi i tyre zyrtar që nga fillimi i sulmeve të premten ka qenë se SHBA-të nuk janë të përfshira në sulmet izraelite ndaj Iranit.
Top Channel