
Operacioni surprizë i Izraelit ” Rising Lion ” kundër Iranit kishte si qëllim kryesor, sipas kryeministrit izraelit, shkatërrimin e aftësisë së Iranit për të ndërtuar një bombë bërthamore.
Një objektiv kyç në “vëmendjen” e Izraelit është gjithashtu objekti bërthamor Fordow, objekti bërthamor më i fortifikuar i Iranit, i cili është ndërtuar thellë brenda një mali për t’u mbrojtur nga sulmet.
Por një zyrtar ushtarak izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, tha se Izraeli ende nuk e ka goditur Fordow-in, por shtoi se kjo është e mundur. Arsyeja e shmangies, sipas deklaratës, janë “masat paraprake që Izraeli po merr për të shmangur një katastrofë bërthamore” që do të rezultonte në krijimin e kushteve të ngjashme me ato të Çernobilit dhe Fukushimës në Iran.
Përgjigjet e Iranit ndaj sulmeve izraelite kanë konsistuar kryesisht në sulme me raketa balistike. Deri më tani janë lëshuar afërsisht 400 raketa balistike, me arsenalin e përgjithshëm të forcave të armatosura iraniane që vlerësohet, sipas vlerësimeve të SHBA-së, të përbëhet nga afërsisht 3,000 raketa.
Irani ka përdorur gjithashtu dronë kundër Izraelit, duke synuar zona ushtarake dhe civile.
Top Channel