
“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë rajonale”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një telefonate me emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani të martën.
Në një postim në rrjete sociale, qeveria turke tha gjithashtu se Erdogan i tha udhëheqësit të Katarit se konflikti Izrael-Iran “nuk mund ta errësojë krizën humanitare dhe gjenocidin në Gaza”.
Presidenti turk i tha bashkëbiseduesit të tij se ka mbajtur kontakte intensive diplomatike në lidhje me tensionin në rajonin e gjerë për shkak të sulmeve të Izraelit ndaj Iranit.
Ai shtoi se do të vazhdojë përpjekjet e tij për t’i dhënë fund dhunës.
Kujtojmë se Erdogan e ka kritikuar ashpër Netanyahun që nga fillimi i luftës në Gaza, duke shkuar deri aty sa e ka krahasuar atë me Hitlerin.
Top Channel