Nga Kreshnik Spahiu

Turpi madh ka mbuluar rrjetet sociale në Shqipëri. Më shumë komentues pro Iranit lexon në Prishtinë dhe Tiranë se në Terhan.

Janë aq injorantë sa e mbrojnë Iranin duke u justifikuar me të drejtat e njeriut në Gaza.

Pyetje është për ju o të çmendur:
– Ku ishte Irani dhe Palestina kur vriteshin shqiptarë dhe serbët bënin genocid?
– Ku ishte Irani dhe iranianët kur 20.000 gra shqiptare u përdhuan nga serbët?
– Pse heshtën iranianët?
– Pse Irani nuk e njeh Kosovën?

Irani është aleat kryesor i Serbisë dhe Rusisë. Për Iranin ju nuk ekzistoni fare në hartë.
Populli Iranit në shumicë e urren Ajatollahun më shumë se ju.

Në fakt Irani e ka një “meritë”, që e armatos çdo ditë Serbinë me dronë për me i vënë flakën Kosovës.
Sot në Iran e urrejnë regjimin politik më shumë se disa idiotë në Shqipëri apo Kosovë.
Irani është shtet multietnik dhe shumiva grupeve etnike janë kundër Ajatollahut.

Regjimi Ajatollahve do rrëzohet nga perëndimi sepse është investuesi kryesor i boshtit rezistencës i Hamasit në Gaza, Hezbollahve në Liban, Huthve në Jemen.

Nën regjimin e Ajatollahëve në Iran vendi ka qenë i dominuar nga shumica persiane dhe grupimi shiit në aspektin fetar. Regjimi ka ushtruar diktat dhe kontroll të fortë në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të vendit, shpesh duke diskriminuar ose margjinalizuar grupet etnike dhe fetare të tjera.

Grupimet etnike që janë nën regjimin e Ajatollahëve, por shpesh janë të diskriminuara ose kanë pakënaqësi ndaj regjimit për shkak të mungesës së të drejtave, përfshijnë:

1. Kurdët
• Janë kryesisht në Iranin perëndimor (në provincën Kurdistan, Kermanshah, Ilam).
• Shumica janë sunitë, ndonëse ka edhe shiitë dhe jezidë.
• Kanë kërkesa për më shumë autonomi kulturore e politike.
• Kanë pasur konflikte të armatosura me regjimin.

2. Azerët (Azeri-turkët)
• Janë grupi etnik më i madh pas persëve (deri në 25% e popullsisë).
• Jetojnë në veri-perëndim të Iranit (në provincat si Azerbajxhani Lindor, Perëndimor, Zanjan).
• Kryesisht shiitë, ndaj regjimi i trajton disi më mirë.

3. Arabët iranianë
• Shumë janë sunitë, ndonëse ka edhe shiitë arabë.
• Shpesh përballen me diskriminim ekonomik, social dhe gjuhësor.

4. Baluçët
• Jetojnë në jug-lindje të Iranit (provinca Sistan-Baluchestan).
• Janë sunitë dhe etnikisht të ndryshëm nga persët.
• Përballen me varfëri të skajshme dhe represion të fortë.

5. Turkmenët
• Jetojnë në verilindje (në afërsi të kufirit me Turkmenistanin).
• Janë gjithashtu sunitë dhe kanë pak përfaqësim në pushtet.

6. Lurët dhe Bakhtiarët
• Fise iraniane me gjuhë e kulturë të ngjashme me persët, por me identitet të veçantë.
• Disa fisë kanë qenë tradicionalisht të distancuar nga regjimi, sidomos gjatë kohës së Revolucionit.

7. Armenët, Asirianët dhe hebrenjtë
• Janë minoritete të vogla fetare e etnike.
• Kanë pak përfaqësim, por regjimi i lejon të praktikojnë fenë në mënyrë të kufizuar.

Grupi etnik dominues në regjimin e ajatollahëve është persian, dhe në aspektin fetar, shiitët janë të privilegjuarit. Grupet si kurdët, arabët, baluçët dhe turkmenët janë shpesh në konflikt ose nën shtypje për shkak të identitetit të tyre etnik ose fetar.

Miliona iranian janë kundër regjimit Ajatollahve që vret popullin e vet. Për këto arsye aleat të regjimit Tehranit janë Rusia, Kina, Serbia dhe disa injorantë në Tiranë apo Prishtinë.

Faktikisht ata thjesht janë llumi i kombit shqiptarë të cilët minimalisht nuk duhet bëheshin palë me Iranin në një konflikt ku Shqipëria dhe Kosova nuk janë pjesë e luftës.

P.S. Ky status është për ata që mbrojnë krahun e Iranit. Analiza s’ka lidhje me konfliktin dhe vrasjet në Gaza apo me konfliktin Izrael-Palestine.

Top Channel