
Vera, përveçse sezon pushimesh, është edhe stina ku shënohet një rritje e ndjeshme e rasteve të vjedhjeve në banesa, biznese dhe automjete.
Teksa shumë qytetarë largohen për të shijuar ditët e nxehta në bregdet apo në vende turistike, hajdutët përfitojnë nga banesat e lëna pa mbikëqyrje duke targetuar kasafortat, paratë kesh apo sendet me vlere.
Kryesish të rinj dhe përsëritës të veprës penale të vjedhjes shfrytëzojnë çdo hapësire për të kapërcyer dritare apo thyer dyer dhe futen brenda shtëpive që kanë targetuar.
Por edhe 5 muajt e parë të këtij viti kanë qenë të mbushur me raste vjedhjesh ku në sitë janë raportuar në polici gati 3 raste të reja.
Vetëm gjatë periudhës janar-maj, në shkallë vendi janë regjistruar 411 raste të vjedhjeve. Policia ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operativo-policore, duke finalizuar 102 operacione për zbardhjen e këtyre veprave penale.
Nga këto, 17 operacione kanë qenë për vjedhje të kryera me dhunë, ndërsa janë goditur gjithashtu 4 grupe kriminale që vepronin në mënyrë të organizuar, duke kryer vjedhje me thyerje në banesa dhe në subjekte tregtare.
Si rezultat i këtyre hetimeve, janë zbardhur 278 raste vjedhjesh të ndodhura në banesa, lokale dhe automjete në zona të ndryshme të vendit.
Policia e Shtetit vijon thirrjen drejtuar qytetarëve që të marrin masa shtesë sigurie gjatë largimit nga banesat dhe një formë mbrojtëse është të mos postojnë në kohë reale në rrjetet sociale kur janë në udhëtim.
Top Channel