Vetëplagosje me armë zjarri në Vlorë, 35-vjeçari dërgohet drejt ‘Traumës’
16/06/2025 07:43
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:10 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku dyshohet se një 35-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri brenda banesës së tij.
Shtetasi A. M., 35 vjeç, është gjetur i plagosur në apartamentin ku jetonte dhe menjëherë pas ndihmës së parë mjekësore është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Glock, e cila dyshohet të jetë përdorur në vetëplagosje.
Grupi hetimor, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Top Channel