
Nuk kanë munguar ironia e deputetit të PD-së, Dashnor Sula, i cili iu sugjeroi ligjvënësve të zgjedhur më 11 maj që të propozojnë një ligj për parlamentarët pensionistë.
Nga foltorja e Kuvendit, demokrati tha se ‘edhe ata kanë nevojë të rrinë me nipër e mbesa dhe jo të harxhojnë kohë në Kuvend’.
“Ne që s’do jemi më edhe mund të na dëgjojnë ndonjë Këshillë. Duhet të përgatisni një pr.ligj për parlamentarët pensionistë, që mos ta humbin kohën, që kanë nevojë të rrinë me nipër e mbesa dhe jo të jenë në kuvend dhe të konsumojnë energji më shumë se sa u takon.
Si gur varri po na ngelin shumë njerëz të caktuar dhe po krijojnë probleme mjaft të mëdha në politikë. Balla tha një shprehje që më tërhoqi vëmendjen, që s’do ua kërkojmë dorëheqjen Berishën rrini të qetë. Po zoti Balla ti mirë e ke dhe je i lumtur.
Kam dëgjuar që po shkoni në Kishë të Laçit dhe të luteni që situata në PD të vazhdojë prapë në këtë gjendje.
Një pjesë e mirë e juaja nuk ka më energji të reja. U është mërzitur edhe ju pushteti, po s’keni ca të bëni se s’ka kush ta marrë dhe u ka ngel në dorë”, tha Sula.
Top Channel