Një tjetër kryebashkiake vritet në Meksikë, ajo u qëllua në zyrën e saj

16/06/2025 10:19

Kryetarja e një province në shtetin jugor meksikan të Oaxacës u vra në një breshëri të shtënash të dielën, pasi katër persona të armatosur sulmuan zyrën e saj në bashki, ku vranë edhe një këshilltar, tha policia shtetërore.

Kryetarja e bashkisë Lilia Garcia u vra herët të dielën në San Mateo Pina. Katër sulmues, që udhëtonin me skuterë, hynë në bashki dhe e vranë duke hyrë me forcë në zyrën e saj, ku ndodhej edhe viktima e dytë, këshilltari i qytetit Eli Garcia.

Dy këshilltarë të tjerë u plagosën, sipas policisë.

Sulmet ndaj zyrtarëve publikë të zgjedhur dhe politikanëve janë alarmante dhe të zakonshme në Meksikë. Ato kryhen kryesisht nga bandat e krimit të organizuar që kërkojnë të eliminojnë njerëzit që i perceptojnë si armiq të tyre ose që refuzojnë të pranojnë ryshfete.

Top Channel