
Izraeli është gati të ndryshojë “fytyrën e Lindjes së Mesme “me sulmet e tij kundër Iranit”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke vlerësuar se kjo mund të çojë në “ndryshime radikale” në vend, në ditën e katërt të sulmit masiv të nisur nga Izraeli kundër Republikës Islamike.
“Ne po e ndryshojmë fytyrën e Lindjes së Mesme dhe kjo mund të çojë në ndryshime radikale në vetë Iranin“, tha Netanyahu gjatë një konference për shtyp.
“Ne kemi eliminuar zyrtarët e sigurisë së Iranit, përfshirë tre shefa të shtabit të përgjithshëm, kreun e forcave ajrore dhe dy shefa të shërbimeve të inteligjencës. Po i eliminojmë ata një nga një“, tha ai.
Më tej ai tha “Ne kemi tre qëllime kryesore: eliminimin e programit bërthamor iranian, eliminimin e aftësisë së prodhimit të raketave balistike, eliminimin e boshtit të terrorizmit”.
Sipas Netanyahut, perceptimi i iranianëve për qeverinë e tyre ka ndryshuar. “Sot ata janë plot shpresë. Ata e kuptojnë se regjimi është shumë më i dobët nga sa mendonin. Ata e kuptojnë këtë dhe kjo mund të prodhojë rezultate”, theksoi ai, duke sugjeruar se një ndryshim pushteti në Iran “mund” të jetë një prej tyre.
Top Channel