Kërkoi hetime për faljen e gjobave para zgjedhjeve, SPAK rrëzon denoncimin e kandidatit për deputet të PD
16/06/2025 13:19
SPAK ka vendosur mosfillm hetimesh për denoncimin e bërë nga kandidati për deputet i PD Aulon Kalaja.
Ky i fundit kërkoi hetime për faljen e gjobave para zgjedhjeve. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxhaq mosfillimi i hetimeve u vendos me argumentin se fakti nuk ekziston.
I kontaktuar nga gazetarja Anila Hoxha menjëherë pas vendimit të SPAK, kandidati demokrat Aulon Kalaja tha ” sapo dorëzova kundërshtimet e mia në gjykatën e Posaçme, sepse nuk jam dakord që SPAK e mosfilloi hetimin”.
Top Channel