Alon Pinkas, një ish-diplomat izraelit dhe këshilltar i dy kryeministrave të Izraelit, ka deklaruar se fuqia për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Iranit qëndron në duart e Donald Trump-it.

Në një intervistë për “Newsday” në Shërbimin Botëror të BBC-së, Pinkas tha se Trump është në një pozitë që i mundëson të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje.

Sipas tij, presidenti mund t’i bëjë një ofertë Teheranit që do t’i lejonte Iranit të ruajë dinjitetin dhe të pranojë një paqe të negociuar.

Megjithatë, ai thekson se Irani, duke qenë në një pozitë të dobët negociuese, është më i prirur të vazhdojë luftën dhe të shkaktojë më shumë dëme në Izrael.

“Presidenti Trump mund ta marrë telefonin dhe t’i thotë zotit Netanyahu: ‘Mjaft më – ke 24 orë për ta ndalur këtë’,” tha Pinkas.

“A do të bëjë ndonjë nga këto dy gjëra? Nuk e di,” përfundoi ai.

Top Channel