“Irani dëshiron të ulë tensionet”, Trump: Duhet ta kishte bërë më parë! Teherani nuk e fiton këtë luftë

16/06/2025 18:14

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump thotë se Irani dëshiron të ulë tensionet në konflikt me Izraelin.

Në një konferencë për shtyp në samitin e G7 në Kanada, presidenti u pyet nëse ndonjë mesazh nga ndërmjetës që Irani dëshiron të ulë tensionet në konflikt.

“Po, ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë. Irani nuk e fiton këtë luftë”, tha Trump.

I pyetur se çfarë do të duhej që SHBA-të të përfshiheshin ushtarakisht, ai tha se “Nuk dua të flas për këtë.”

Top Channel