
Sekuestohen sende me vlerë, 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, 3 mjete identifikimi të dyshuar të vjedhura dhe 1 armë e ftohtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është autor i tre ngjarjeve konkretisht:
-Me datë 13.06.2025, ka vjedhur një aparat celular në automjetin e një 54- vjeçari;
-Me datë 12.05.2025, në një stacion autobuzi, i ka vjedhur një shumë parash dhe 1 mjet identifikimi shtetasit F. P;
-Me datë 21.02.2025, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan tek “Pazari i Ri”.
Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjetën e sekuestruan sende me vlerë, 8 aparate celular, municion luftarak, sende me vlerë, 3 mjete identifikimi të dyshuar të vjedhura dhe 1 armë e ftohtë.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.
Top Channel