
Numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik i avionit të Air India në Ahmedabad është rritur pasi autoritetet indiane thanë se kanë nxjerrë 270 trupa nga vendi i ngjarjes.
Avioni me destinacion Londrën u rrëzua në një zonë banimi menjëherë pas ngritjes, duke iu marrë jetën të gjithë pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit përveç një burri 40-vjeçar.
Autoritetet po përpiqen gjithashtu të përcaktojnë numrin viktimave në tokë dhe po vazhdojnë procesin e gjatë të identifikimit të viktimave përmes ADN-së, sipas BBC-së.
Raporti paraprak mbi rrëzimin thotë se një defekt mekanik në sediljen e pilotit ishte shkaku kryesor i rrëzimit. Raporti paraprak synon të marrë masa të menjëhershme dhe të ndërmarrë veprime për avionë të tjerë që mund të preken nga defekte të ngjashme.
Tashmë, avionët e Air India të të njëjtit lloj të ngelur në tokë po kontrollohen.
Top Channel