
Një tjetër kompani ajrore ka anuluar fluturimet për në Izrael, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit.
Kompania ajrore Etihad Airways ka anuluar fluturimet midis Abu Dhabit dhe Tel Avivit deri më 22 qershor, njoftoi sot kompania.
“Kjo mbetet një situatë në zhvillim e sipër dhe mund të priten disa ndërprerje dhe vonesa në ditët në vijim”, tha ajo në një deklaratë.
Kjo vjen pas një sërë linjash ajrore të tjera që kanë anuluar fluturimet.
Kompania ajrore izraelite El Al tha se po i zhvendos aeroplanët e saj nga Izraeli në pritje të sulmeve iraniane në aeroportin Ben Gurion.
Kompania ajrore Aegean Airlines njoftoi se po pezullon të gjitha fluturimet për në dhe nga Tel Avivi.
Emirates Airlines tha se disa fluturime u anuluan “për shkak të situatës aktuale”.
Edhe pse fillimisht avionit nuk mund të fluturonin mbi disa pjesë të Lindjes së Mesme, Siria i është bashkuar Jordanisë dhe Libanit në rihapjen e hapësirës ajrore sot.
Top Channel