Izraeli vijon sulmet në Iran, godet një avion iranian që po mbushej me karburant në aeroportin e Mashhadit

15/06/2025 18:42

Ushtria izraelite thotë se ka goditur “një avion iranian për furnizim me karburant në Aeroportin e Mashhadit në Iranin lindor”, thellë në verilindje të Iranit, në atë që pretendon se është sulmi me rreze të gjatë që ka kryer që nga fillimi i operacionit të saj.

Aeroporti Ndërkombëtar i Mashhadit është rreth 70 milje larg kufirit të Iranit me Turkmenistanin. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë të dielën se është rreth 1,430 milje (2,300 kilometra) larg Izraelit.

“Forcat ajrore izraelite po veprojnë për të vendosur epërsi mbi hapësirën ajrore iraniane. Kjo shënon sulmin me rreze të gjatë veprimi të kryer që nga fillimi i operacionit”, tha IDF në një deklaratë.

Top Channel