SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan/ Dy delegacionet takohen në Islamabad të shtunën për një zgjidhje afatgjatë
Izraeli ka informuar më shumë se 100,000 qytetarë të tij, të cilët ndodhen jashtë vendit, të mblidhen në Athinë ose Larnaka dhe të presin hapjen e Aeroportit Ben Gurion në Izrael në ditët në vijim, në mënyrë që të kthehen kur të jetë e sigurt.
Njoftimi vjen pas përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit pasi këta të fundit sulmuan bazat ushtarake dhe laboratorët bërthamore të shtetit Iranian.
Përgjigjja e Iranit nuk vonoi pasi forcat iraniane lëshuan qindra raketa balistike drejt Tel Avivit. Shumica prej tyre u ndërprenë nga sistemi anti-raketor i Izraelit “Iron Dome”, por disa prej tyre arritën ta depërtonin mbrojtjen ajrore izraelit duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa në kryeqytetin e Tel Avivit.
Top Channel