
Është zgjeruar harta e zonave të prekura nga Murtaja e Ruminantëve të vegjël në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë me dije Agjencia Kombëtare e Veterenatisë dhe Mbrojtjes së bimëve, e cila njofton se deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 7 ferma pozitive në 5 vatra shpërthimi.
Gjithsej 882 krerë janë të prekur, të cilët po asgjësohen sipas protokolleve për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
AKVMB bën thirrje për bashkëpunim nga fermerët, të cilët duhet të mos i lëvizin kafshët, të mos kryejnë shit-blerje në ferma të tjera, si dhe të respektojnë masat e biosigurisë në fermë.
Agjencia thekson se ky është një hap jetik për mbrojtjen e tufave dhe për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes ngjitëse dhe shkatërruese për blegtorinë.
Top Channel