Vijon konflikti te Urdhri i Psikologëve! Laboviti kundërshton mbledhjen e këshillit të vjetër për mosnjohjen e zgjedhjeve

13/06/2025 13:54

Vijon ngërçi te Urdhri i Psikologut, edhe pse në zgjedhjet e 5 qershorit, Brunilda Laboviti ka fituar zgjedhjet.

Në orën 13:00 ishte parashikuar mbledhje e këshillit të vjetër për mosnjohjen e zgjedhjeve, që po kundërshtohet nga presidentja e re e dalë nga zgjedhjet e 5 qershorit Brunilda Laboviti. Ndërsa janë përballur me mbylljen e derës së urdhrit.

Nuk dihet ende nëse Valbona Treska ndodhet brenda zyrës apo jo.

 

 

Top Channel