Sulmet ajrore izraelite në Liban, mes të vrarëve një banor i SHBA-së! Reagon Shtëpia e Bardhë: Vdekja e tij është një tragjedi

13/06/2025 19:10

Një banor i SHBA-së nga shteti i Miçiganit ishte midis të vrarëve në sulmet ajrore të fundit izraelite në Liban.

Kamel Ahmad Jawad, 56 vjeç, i cili jetonte në qytetin e Dearborn, kishte qenë në Liban për t’u kujdesur për nënën e tij të moshuar.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi më vonë vdekjen e tij, duke thënë:

“Jemi thellësisht të trishtuar nga vdekja e Kamel Ahmad Jawad dhe zemrat tona janë me familjen dhe miqtë e tij. Vdekja e tij është një tragjedi, ashtu si edhe vdekja e shumë civilëve në Liban.”

Në mediat sociale, miqtë e babait të katër fëmijëve thanë se ai kishte vdekur në një sulm ajror izraelit.

Dearborn ka popullsinë më të madhe të arabëve në SHBA, me më shumë se gjysmën e popullsisë së qytetit të identifikuar si me prejardhje nga Lindja e Mesme ose Afrika e Veriut.

Top Channel